Tridhjetë ditë paraburgim për personin i cili tentoi të trafikonte drogë përmes aeroportit të Shkupit

Gjykatësi në procedurën paraprake i shqiptoi masë paraburgimi prej 30 ditëve personit te i cili ishin gjetur rreth tre kilogramë marihuanë gjatë kontrollimit doganor në aeroportin e Shkupit, transmeton MIA.

Prokuroria Themelore Publike pasdite ka bërë të ditur se kundër personit i cili ka pasur shtetësi të dyfishtë të Francës dhe të Kosovës është lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe prekursorëve”.

Marihuana prej 2,9 kilogramëve është gjetur në një çantë të zezë të cilën e dyshuari e ka paraqitur si bagazh personal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button