May: Marëveshja për Brexit “ende e arritshme”

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, kërkoi të veprohet “me koka të ftohta dhe të qeta”, teksa tha se marrëveshja për Brexit “është ende e arritshme”, përkundër dallimeve me Bashkimin Evropian, transmeton REL. 

Me Brexit nënkuptohet procesi i daljes së Britanisë nga BE-ja, i cili duhet të përfundojnë deri në mars të vitit të ardhshëm.

May tha para Parlamentit britanik se është “zhgënjyese” që dy palët nuk mund të bien dakord se si të garantojnë një kufi të butë me Irlandën e Veriut.

Çështja nuk mund t’i “prishë” shanset për të arritur marrëveshjen, tha ajo.

Më herët, May i ka hedhur poshtë sugjerimet e BE-së për mbajtjen e Irlandës së Veriut në përputhje me rregullat tregtare të BE-së, duke thënë se një gjë e tillë do ta ndante Britaninë e Madhe.

Tani, të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje për të shmangur kufirin e rreptë – do të thotë, çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje – midis Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës Irlandeze, anëtare të BE-së, por ato nuk mund të pajtohen për mënyrën.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të hënën se marrëveshja “duket më e vështirë” për shkak të çështjes së kufirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button