Astronomët regjistruan 20 radio sinjale të reja nga thellësia e universit

Në 12 muajt e fundit, astronomët kanë regjistruar të paktën 20 radio sinjale misterioze të cilat kanë ardhur nga thellësi e universit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ryan Shannon nga Universiteti Teknologjik Australian në Swinburne, bëri të ditur se radio sinjalet e reja janë regjistruar përmes një gjenerate të re radio-teleskopësh.

Siç tha ai, janë regjistruar të paktën 20 radio ndriçime të shpejta, nga të cilët më i afërti me tokën ka qenë 425 vite të dritës.

Një raport më i detajuar i hulumtimit u botua në revistën shkencore Nature.

Burimet e radio valëve misterioze nga hapësira janë pjesë e hulumtimeve të reja, për çka disa shkencëtarë mendojnë se janë sinjale të ndonjë forme të jetës në univers.

Valët e para të fuqishme u regjistruan në vitin 2007, përmes teleskopit Parkes në Australi.

Shkencëtarët janë të mendimit se këto valë bëhen me intensitet gjithnjë e më të lartë, dhe se toka nuk guxon të gjendet në afërsi të këtij burimi.

Disa analiza thonë se burimet e këtyre valëve lëshojnë energji në një milisekondë aq sa Dielli lëshon gjatë gjithë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button