ASH thotë se Zaev nuk ka kompetencë për t’i falur dhunuesit e 27 prillit, por vetë konsideron koalicionin me VMRO-në

Aleanca për Shqiptarët, vlerëson se kryeministri Zoran Zaev, nuk ka kompetencë morale, politike dhe institucionale për t’i falur dhunuesit e 27 prillit, njofton Portalb.mk.

“Institucionet në një shtet demokratik qe ka aspirata të jetë pjesë e BE dhe NATO-s janë mbi individët, politikanët, por edhe mbi vetë kryeministrin. Në këtë rast kryeministri Zaev, nuk ka të drejt morale dhe politike dhe as kompetencë institucionale të falë për rastin e 27 Prillit, por edhe për raste tjera që kanë problem me ligjin dhe që duhet të jepet llogari para organeve të drejtësisë, të cilat duhet të jenë të pavarura dhe në shërbim të ligjit, dhe funksionimit të shtetit të së drejtës”, thonë për Portalb.mk, nga Aleanca për Shqiptarët.

Koalicionimi me VMRO-në, nuk është falje?

Të pyetur se a paraqet amnistim dhe falje të dhunuesve të 27 Prillit, qëndrimi i Aleancës i deklaruar në gazetën “Nezavisen Vesnik”, se do të kishin koalicionuar me VMRO-DPMNE-në, nëse partia e Hristijan Mickoskit do të dilte fitues nga zgjedhjet dhe do ta pranonte programin zgjedhor të tyre, nga Aleanca për Shqiptarët refuzuan të përgjigjen.

Ndryshe, Zaev sot në seancën plenare të Kuvendit për nismën e ndryshimeve kushtetuese, paralajmëroi falje të dhunuesve të Kuvendit, në kompensim që opozitarja VMRO-DPMNE, t’i votojë ndryshimet kushtetuese.

“Hajde të pajtohemi, hapi i parë le të jetë 27 prilli. Atëherë, të gjithë ishim shënjestër e mundshme nga individë të manipuluar, dhe kjo është mundësi e shkëlqyer, duke qëndruar bashkë për ardhmërinë e Maqedonisë dhe fëmijët tanë, që t’i falim dhe të pajtohemi. Hajde ju të anës së djathtë të Kuvendit jepuani dorën anës së majtë të Kuvendit, hajde ju kolegë të anës së majtë të, jepuani dorën anës së djathtë”, tha Zaev.

Zaev tha se është koha që, siç tha ai “të falemi dhe të pajtohemi”, duke thënë se është i gatshëm që të mbajë edhe përgjegjësi politike për shtrimin e dorës për falje për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button