Bogoevski i përgjigjet Dimovskit: Gjithçka që folët bie në ujë

Deputeti Pavle Bogoevski nga koalicioni i LSDM-së, gjatë debatit të sotëm në seancën kushtuar ndryshimeve kushtetuese, duke i replikuar deputetit të VMRO-DPMNE-së,  Ilija Dimovski, i mohoi akuzat se qeveria nuk e ka ftuar opozitën në procesin e bisedimeve për antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, njofton Portalb.mk.

” Thoni që opozita nuk ka qenë e konsultuar gjatë rrjedhës së bisedimeve, por nuk është e vërtetë, keni qenë të konsultuar në proces, përveç asaj asnjëherë nuk e keni pyetur opozitën e atëhershme kur ju biseduat. Pakënaqësia juaj rrjedh nga fakti që dikush tjetër është duke e zgjedhur një çështje që ju nuk mundët ta zgjidhni”, tha Bogoevski.

Bogoevski citoi dhe një pjesë të fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së ku thuhet se partia nuk do të lejoj që çështja për ndryshimin e emrit të pranohet para se qytetarët të shprehin qëndrimin e tyre në referendum përveç asaj vetëm nëse shumica e qytetarëve pajtohet.

Ndaj deklaratës së Bogoevskit, reagoi dhe Dimovski i cili  tha se në të njëjtën program qëndron dhe një pjesë ku thuhet se deputetët nuk do të pranojnë ndryshime Kushtetuese.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button