Kongresmenët republikanë dhe demokratë të SHBA-së i shkruajnë Zaevit: Të votohen ndryshimet kushtetuese

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka pranuar letër nga Komisioni për Partneritet Demokratik për Shtëpinë Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së, të nënshkruar nga Piter Roskam, udhëheqës i partisë republikane dhe Dejvit Prajs, zëvendës/udhëheqës nga partia Demokratike, në emër të 20 kongresmenëve, republikanë dhe demokratë, njofton Portalb.mk.

Komisioni për Partneritet Demokratik është trup i përhershëm në Shtëpinë Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së, të cilin e përbëjnë 20 kongresmenë amerikanë nga dy partitë më të mëdha – Republikanët dhe Demokratët.

Kongresmenët, të cilët kanë për detyrë që të bashkëpunojnë me vendet partnere të SHBA-së për zhvillim dhe institucione përgjegjëse dhe efikase, në letër e dërguar deri te kryeministri Zoran Zaev dhe Qeveria shprehin përgëzime për shumicën e votuesve që janë deklaruar “për” në referendum dhe kanë theksuar se Kongresi Amerikan ngelet fortë me qytetarët e Maqedonisë në aspiratat e tyre për anëtarësim në NATO dhe BE.

Në letër, kongresmenët inkurajojnë deputetët për votim të ndryshimeve kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës “edhe përskaj sfidave mbrapa referendumin në mesin e të cilëve janë edhe përpjekjet e fshehta ruse që ta varrosin marrëveshjen”.

“Demokracia nuk është vetëm në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe korrekte, por ajo se çfarë ndodh mes dy cikleve zgjedhore. Tani është koha që bota ta shohë energjinë e demokracisë në Maqedoni, nëpërmjet konfirmimit të vullnetit të votuesve për lidhjen e tyre me botën Perëndimore”, thuhet në letrën e Komisionit.

Kongresmenët amerikanë, në letër gjithashtu thonë se kontesti për emrin me Greqinë gjatë kohë ka qëndruar në rrugën e integrimeve euro-atlantike të cilat nënkuptojnë përfitime për qytetarët e Maqedonisë dhe është koha që t’i vihet fund këtij kontesti.

Kongresmenët shtojnë se SHBA ngelet edhe më tej e përkushtuar në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe e inspiruar nga rruga demokratike nëpërmjet së cilës shkojnë qytetarët e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button