Luksemburg, ministrat e BE-së do të diskutojnë për referendumin e Maqedonisë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE) sot do të takohen në Luksemburg, ku do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit për Punë të Jashtme (KPJ) të BE-së, ku ndër të tjerash, do të diskutojnë edhe për referendumin e 30-shtatorit në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Në rend dite të mbledhjes së KPJ-së, është situata aktuale në rajonin ballkanik, raportet ndërkombëtare, përfundimet e asamblesë parlamentare të 73-të të Kombeve të Bashkuara si dhe zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë.

Në mbledhjen e KPJ-së do të diskutohet edhe më migrimin dhe situatën në Libi.

Jozyrtarisht, thuhet se ministrat e KPJ-së do të sanksionojnë edhe sanksionet e Rusisë për armatimin kimik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button