“The Guardian”: Votimi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, moment kyç për Ballkanin

E përditshmja britanike “The Guardian” shkruan për situatën e re të krijuar në Maqedoni dhe e quan moment kyç për stabilitetin votimin e sotëm të deputetëve në Kuvend, të cilët ose do t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese, ose do të shpallin zgjedhje të parakohshme parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Në votimin me pasoja për stabilitetin e njërit ndër rajonet më kontroverse në Evropë, deputetët në Maqedoni duhet që të vendosin nëse do ta pranojnë ndryshimin e emrit të këtij shteti ballkanik. Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, është vendosur në luftë për sigurimin e mbështetjes së nevojshme, ndërkaq nuk dihet se si do të votojnë deputetët.

LEXO: Komisioni Kuvendor e miratoi propozimin për ndryshimin e Kushtetutës

“Do të jetë vendimtare”, thekson Branko Geroski, komentues i ndodhive politike në vend, duke folur për IRJM-në, e cila ose do të duhet që ta miratojë Marrëveshjen e Prespës, ose të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Siç shkruan “Guardian”, nëse deputetët pajtohen që ta ndryshojnë emrin, vendi do të afrohet në anëtarësimin në BE dhe NATO. Të dy organizatat vlerësohen për vitale për vendin, i cili në vitin 2001 ishte i përfshirë në konflikt mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Zaev e investon ardhmërinë e tij në Marrëveshjen për ndryshimin e emrit të arritur me Athinën. Pasi IRJM shpalli pavarësi përpara 27 viteve, Greqia vlerëson se në emrin e shtetit fqinj fshihen ambicie territoriale kundër provincës së saj, Maqedonia. Lideri i socialdemokratëve përballet me kundërshtim të madh nga fronti i fuqishëm nacionalist dhe ka nevojë prej 80 votave në Kuvend, por partia e tij ka vetëm 72 vota. Deputetët sot do të pyeten nëse do të pajtohen me propozimin për ndryshime kushtetuese, të cilat dalin nga Marrëveshja për Emrin”, shkruan “The Guardian”.

LEXO: Zaevi për 80 deputetët: Kërcënimet janë arsye që deri në fund nuk e shprehin qëndrimin e tyre
LEXO: A po kërcënohen deputetët që e mbështesin Marrëveshjen me Greqinë

Sipas të përditshmes britanike, rezultati i referendumit, është edhe një fitore për Rusinë.

Opozitarja VMRO-DPMNE beson se Zaev nuk ka shumicë prej dy të tretave Zaevi – “Nuk do të ketë shumicë prej dy të tretave, të mos shpresojnë në atë”, deklaroi javën e kaluar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski.

“Votimi në Shkup po ndiqet me nervozë edhe në Athinë, ku kryeministri grek, Aleksis Cipras, gjithashtu është përballur me protesta për shkak të marrëveshjes, veçmas nga partneri i tij më i ri në Kabinet, partia “Grekët e Pavarur”. Greqia gjithashtu, duhet që ta ratifikojë Marrëveshjen, nëse ndryshimet kushtetuese miratohen në fqinjin e saj”, shkruan e përditshmja britanike.

LEXO: Nëse mbahen zgjedhje, të gjitha partitë duhet të garojnë bashkë kundër VMRO-DPMNE-së

http://portalb.mk/563066-seanca-plenare-do-te-realizohet-marreveshja-e-prespes-ose-maqedonia-shkon-ne-zgjedhje-foto/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button