Burri që e ka vrarë bashkëshorten në Reçicë të Vogël, ende i pakapshëm për organet e rendit

Një 53-vjeçar nga Reçica e Vogël, mbrëmë rreth orës 22:30 e ka vrarë me pistoletë gruan e tij 52-vjeçare, pas së cilës është arratisur, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e dy bashkëshortëve në rrugën “Lubotenska” në Tetovë, gjegjësisht Reçicë të Vogël. Pas vrasjes, burri ka dalë nga shtëpia pas së cilës ka plagosur edhe një taksist dhe më pas është arratisur.

Policia po punon për gjetjen e autorit. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga prokurori kompetent i ekipit të SPB Tetovë, ndërkaq më shumë informata për ngjarjen pritet që autoritetet zyrtare të japin gjatë ditës së sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button