Maqedoni, në vit hidhen 12 mijë ton ushqim përderisa çdo i pesti person është i uritur

Rreth 450 mijë qytetarë në Maqedoni përballen me vështirësi gjatë sigurimit të ushqimit, ose në ditë sigurojnë një vakt. Çdo i pesti qytetar në Maqedoni është i uritur, përderisa në vit hidhen rreth 12 mijë ton ushqim. Këto të dhëna Maqedoninë e bëjnë lider në rajon për masën e hedhjes së ushqimit, njofton Telma.

Këtë e potencojnë nga asociacioni “Ajde Maqedoni” të cilët janë udhëheqës të rrjetit “Site siti”, në të cilën janë të kyçura 30 organizata të cilat punojnë në projekte për shpëtimin e ushqimit nga hedhja në mbeturina për ta dhënë si donacion për ata që kanë nevojë.

Maqedonia përmes Agjencisë për ushqim dhe veterinari, përfshihet në fushatën globale në OKB nën moton  “Në botë të mos ketë uri deri në vitin 2030, kjo është e mundur”.

Drejtori i agjencisë, Zoran Atanasov thotë se ushqimi në Maqedoni është i sigurtë, dhe se nga ushqimet më pak importohet mishi i pulës. Në vitin 2018 deri më tani janë kryer rreth 33.500 kontrolle të objekteve që servojnë ose prodhojnë ushqim.

Të dhënat e fundit të publikuara nga raporti i OKB-së tregojnë se në botë në vitin 2017 rreth 821 milion njerëz ose çdo i nënti njeri në planet është i uritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button