Maja Morançanin kandidate për kryetare të RDM-së

Komisioni kadrovik i Rilindjes Demokratike të Maqedonisë (RDM) e ka përkrahur propozimin e organizatave komunale dhe Forumit të grave në kuadër të kësaj partie, që deputeten Maja Morançanin ta kandidojë për kryetare të partisë. Vendimin përfundimtarë për këtë propozim pritet ta jep Bordi Qendror i kësaj partie, para Kongresit më 28 tetor, njofton Portalb.

Moraçanin ka njëzet vjet përvojë pune në sektorin privat në shëndetësi, e cila ka punuar në ordinancë të saj si specialiste për mjekësinë fizike dhe rehabilitim. Ajo ka qenë pjesë e DOM-it që nga fillimi, kështu që ka qenë aktiviste dhe zëvendëskryetare e organizatës komunale në Karposh, nënkryetar dhe kryetare e Forumit të Grave, si dhe zëdhënëse dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të partisë.

Nëse zgjidhet në Kongresin e ardhshëm të RDM-së, ajo pritet që ta trashëgojë vendin e ish-kryetares së partisë Lile Popovska, e cila paraprakisht kishte kërkuar nga kolegët e saj që to mos e propozojnë për kandidate të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button