Nikollova: Nëse VMRO-DPMNE vazhdon të bllokojë eurointegrimin, zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme

Deputetja nga koalicioni qeveritar, Julijana Nikollova ju ka bërë thirrje të gjithë deputetëve duke përfshirë dhe ata të VMRO-DPMNE-së, që ti përkrahin amendamentet kushtetuese, pas kalimit në Komisionin për Çështje Kushtetuese, njofton Fokus.

“Tani është momenti që të gjithë së bashku me forca të përbashkëta të tregojmë se sa jemi të brengosur dhe sa prej nesh e duan më të mirën për vendin tonë duke i siguruar të ardhme të ndritur dhe anëtarësim në NATO dhe BE. Për këtë ne si përfaqësues të popullit duhet ta dëgjojmë dëshirën e tyre ti përkrahim amendamentet kushtetuese. Është treguar se me ato nuk humbim asgjë por e kundërta, garantohet identiteti, paprekshmëria e kufijve tanë dhe forcohet vazhdimësia e historisë së shtetit tonë”, tha sot Nikollova.

Sipas saj nëse VMRO-DPMNE vazhdon ta bllokojë procesin integrues të vendit, me kërkesën për amnisti, si zgjidhje e vetme do të mbetet mbajta e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Remenski – Xhaferit: Deputetët po marrin kërcënime me jetë, informojeni Policinë dhe Prokurorinë

Deputetja Frosina Tashevska-Remenski i ka dërguar kërkesë me shkrim kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me të cilën e njofton se deputetët, por edhe familjet e tyre, më shumë se një vit po përballen me kërcënime serioze dhe linçime, për të cilën nga ai kërkon që ta informojnë MPB-në.

LEXO: A po kërcënohen deputetët që e mbështesin Marrëveshjen me Greqinë?
LEXO: Disa deputetë të VMRO-DPMNE-së kërcënohen nga koleget e tyre që të mos votojnë për ndryshime kushtetuese

LEXO: Han: Ka informata për kërcënime ndaj atyre deputetëve të VMRO-së që duan të votojnë ndryshe nga partia e tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button