Digjen mbi 12 hektarë pyll me pisha në rajonin e Koçanit

Më shumë se 12 hektarë pyll me pisha  u janë djegur në hyrje të fshatit  Presekë në Koçan,  në shpatet e pyjeve të Osogovës.

Zjarri që shpërtheu mbrëmë ende nuk është shuar, ndërsa ekipet e zjarrfikësve përballen me erë të fuqishme dhe terren të vështirë të arritshëm malor.

Sipas komandantit të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Bllagoj Paunov, bëhet fjalë  për zjarr të qëllimshëm për shkak të të cilit është shkaktuar dëm i madh material,  ndërsa për të cilin janë njoftuar edhe organet hetuese dhe kompetente inspektuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button