“Këmisha 23 mijë $”, Rama-Berishës: Shpifja do shkojë në gjyq

Pas një mesazhi të publikuar nga deputeti demokrat Sali Berisha, ku një qytetar dixhital pohonte se Rama kishte blerë në New York këmisha me vlerë 23 mijë dollarë, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

Shëfi i qeverisë është shprehur se nuk ishte marrë kurrë me këtë ‘qenef digjital’, ndërsa tha se shpifja do të shkojë në gjyq.

Pas shpalosjes së nismës brenda Partisë Socialiste, për krijimin e një Fondi Edukimi, ku për gjyqet e fituara nga ata, dëmshpërblimet do të shkojnë për institucionet shkollore, Rama tha me ironi se këto lekë do bëhen përparëse kopshti, transmeton Vizionplus.

“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital,po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar)çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!Kjo shpifje do shkojë në gjyq.Hugo Bossi im quhet Arjan,qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë?Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti?”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button