Remenski – Xhaferit: Deputetët po marrin kërcënime me jetë, informojeni Policinë dhe Prokurorinë

Deputetja Frosina Tashevska-Remenski i ka dërguar kërkesë me shkrim kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me të cilën e njofton se deputetët, por edhe familjet e tyre, më shumë se një vit po përballen me kërcënime serioze dhe linçime, për të cilën nga ai kërkon që ta informojnë MPB-në, njofton Portalb.mk.

“Si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ndërkaq në kontekst të gjendjes shoqërore-politike dhe proceset në Kuvend, në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze dua t’u njoftoj për ambientin e jo-demokratik në të cilin deputetët e Kuvendit të Maqedonisë e kryejnë funksionin e tyre. Në fakt, më shumë se një vit është shkatërruar ambienti demokratik në të cilin deputetët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve publike për jetët e tyre, sigurinë e familjeve të tyre, fëmijëve dhe vuajnë gjuhë serioze të urrejtjes dhe linçit në rrjetet sociale. E gjithë kjo, individualisht dhe kolektivisht ndikon në ndjenjën e sigurisë së deputetëve dhe lirisë së tyre në kryerjen e të drejtës ligjore dhe kushtetuese të vendosjes dhe votimit në Kuvend”, shkruan Remenski.

Remenski më tej kërkon nga Xhaferi që ta informojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme që t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet e patjetërsueshme për sigurimin e integritetit fizik të deputetëve, pavarësisht se nga cila parti politike vijnë, ndërkaq ta informojë edhe Prokurorinë sipas detyrës zyrtare që të iniciojë hetim për të gjitha kërcënimet e drejtuara ndaj deputetëve.

LEXO: A po kërcënohen deputetët që e mbështesin Marrëveshjen me Greqinë?
LEXO: Disa deputetë të VMRO-DPMNE-së kërcënohen nga koleget e tyre që të mos votojnë për ndryshime kushtetuese

Paraprakisht, deputetëve të Kuvendit, pak para se të votojnë përpara ndryshimeve kushtetuese, u ka arritur letër me kërcënime. Edhe kryeministri Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me kërcënimet ndaj deputetëve.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe të gjithëve u është e qartë se nuk ka plan B. Nëse kjo mundësi do të shkojë poshtë? Të gjithë janë të tërbuar nga pyetja “çfarë pas?” nëse bie kjo mundësi. Numri është i madh edhe nga opozita, e madhe është sepse njerëzit besojnë, këta janë njerëz të shoqërisë, dhe politikanë, deputetë dhe të ngjashme. Me shumë gjasë kërcënimi, momenti i pakëndshëm të cilin e jetojnë dhe e përjetojnë, janë arsyet që deri në fund të mos shprehin qëndrimin e tyre”, tha Zaev.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së
Deputetët e VMRO-DPMNE-së

Edhe urokomisari Johanes Han konfirmoi se ka informata për kërcënim ndaj deputetëve, transmeton Portalb.mk.

“Partia më e madhe opozitare e VMRO-DPMNE-së ka kundërshtuar që në ardhmen vendi të quhet Maqedonia e Veriut. Megjithatë, Qeverisë i nevojiten 10 vota nga VRO-DPMNE për amendamentet kushtetuese, por udhëheqësia e partisë e kundërshton këtë. Ekzistojnë informata për kërcenim kundër atyre që duan të votojnë në kundërshtim me partinë”, tha Han.

LEXO: Han: Ka informata për kërcënime ndaj atyre deputetëve të VMRO-së që duan të votojnë ndryshe nga partia e tyre

Nga VMRO-DPMNE thonë se nuk është lajmëruar asnjë deputet që është kërcënuar nga kjo parti.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Oliver Spasovski, ka paralajmëruar fillimin e hetimeve lidhur me pretendimet për kërcënimin e deputetëve të partisë maqedonase në opozitë, të cilët duan të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Ministri Spasovski nuk ka dhënë më shumë detaje se nga kush dhe cilët deputetë janë kërcënuar, ndonëse ka theksuar se kërcënimet, deputetët por edhe udhëheqës të lartë të kësaj partie, kryesisht i marrin përmes rrjeteve sociale.

Spasovski njëherësh u ka bërë thirrje deputetëve që t’i denoncojnë kërcënimet e mundshme.

Zaevi për 80 deputetët: Kërcënimet janë arsye që deri në fund nuk e shprehin qëndrimin e tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button