Nuk ka paraburgim për tre të dyshuar në rastin “Banka Postare”, ankohet PSP

Nuk ka paraburgim për Tome Gllavçev, Ratko Dimitrovskin dhe Kole Smilevskin, të dyshuar në hetimin për larje të 5 milionë eurove për rastin “Banka Postare”, për të cilin Prokuroria Speciale Publike (PSP) dje e kërkoi këtë masë, njofton Portalb.mk.

Pas dëgjimit të të dyshuarve, gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmë vendosi që të mos u shqiptojë paraburgim. Gjykata ua ka marrë pasaportave Kole Smilevskit, ndërkaq Tome Gravçev dhe Ratko Dimitrovski duhet që të paraqiten në gjykatë.

Prokuroria Speciale menjëherë e ka ankimuar vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake deri te Këshilli Penal, për shkak të rrezikut për arratisje të tre të dyshuarve. Afati për ankesa është 24 orë.

Ndryshe, PSP dje ka hapur edhe një rast të ri “Banka e Postës”, ku të dyshuar për vepër penale  “Keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare” janë nëntë persona: Kole Smillevski, Tome Glavçev, Ratko Dimitrovski, Vikica Popovski, Georgi Karatollis, Kiril Janevski, Zoranço Mitrovski, Risto Millov dhe Zllatko Gjorçev.

“Banka e Postës”, rasti i ri i PSP-së me 9 të dyshuar: Përfshihet edhe Lubço Georgievski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button