Bujar Osmani ka dorëzuar dokumente në PSP: Do të qartësohet se nuk kam bërë punë të paligjshme

“Dua t’ju informoj se sot në mëngjes, i gjithë ky dokumentacion iu është dorëzuar Prokurorisë, ndërsa në periudhën në vazhdim, në mënyrë plotësuese do të dorëzohen edhe dokumentet tjera, që janë të nevojshme”, ka njoftuar sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pasi që Prokuroria Speciale Publike ditë më parë hapi aktakuzë ndaj tij për kohën kur ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Osmani deklaroi se ka marrë sigurinë nga PSP-ja, se dokumentacionet e dorëzuara sot paraqesin kthesë në hetim.

“Hetimi veç më është hapur, dhe ditëve të fundit unë kam mbledhur të gjitha dokumentacionet përmes të cilave vlerësoj se plotësisht është qartësohet situata faktike. Dokumentacione ku do të shihet qartë se nuk ka as edhe një shenjë të vetme që tregon çfarëdolloj pune të paligjshme, por përkundrazi shihet qartë se vendimet e sjella janë ligjore dhe në interes të të gjithë qytetarëve. Sipas meje, ky rast është i qartësuar dhe shpresoj sa më shpejtë edhe i mbyllur. Nga ana e Prokurorisë mora sigurinë dhe një qasje pozitive, se materialet e dorëzuara sot, paraqesin kthesë në hetim dhe kontribut të rëndësishëm”, tha Osmani duke bërë të ditur se ai ka pritur të ftohet nga PSP-ja qysh në fazen parahetimore të rastit “Pacienti”.

Në hetimin me emrin “Pacienti” dyshohet për kepërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar të zyrtarëve dhe personave përgjegjës në procedurat e prokurimit publik, për të kryer punë ndërtimore dhe vepra zejtare në më shumë objekte të shëndetit publik në tërë Maqedoninë. Hetimi përfshinë 15 persona, mes tyre dhe ish ministrin e Shëndetësisë, Bujar Osmani, tash zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

LEXO: Deklarohet Bujar Osmani pas hapjes së hetimit për keqpërdorime nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim të ri, dyshohet për keqpërdorime Bujar Osmani kur ishte Ministër i Shëndetësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button