Në fushën e arsimit në Maqedoni bëhet politikë, e jo reforma

Në fushën e arsimit në Maqedoni bëhet politikë e jo reforma, bëhet diskriminim e jo avancim i infrastrukturës

Arsimi në Maqedoni nuk i plotëson kushtet që kërkon Bashkimi Europian. Akoma dominuese janë mënyrat e vjetra të mësimdhënies, kushtet në hapësirat shkollore janë të mjerueshme, tekstet janë përplotë defekte faktike, logjike e metodike madje në shumë raste edhe shumë ofenduese për shqiptarët. Sipas vlerësimit të nxënësve  në nivel  shtetëror në testimin  nga PISA (Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve / Programme for International Student Assessment) nga 70 vendet në botë që janë përfshirë në këtë test, Maqedonia renditet në vendin e 67 dhe kjo tregon më së miri derexhen, në të cilën gjendet  arsimi  në Maqedoni.

Duket se askush nuk ka qasje se ç’bëhet në universitetet  private, madje edhe kur inspektorët e arsimit  dëbohen  kërcënohen  e ofendohen  si  në rastin nga Universiteti i Strugës,qeveria hesht  dhe kjo  i demotivon edhe më shumë të rinjtë  (se këtu nuk ka shpresë, duke marr kështu rrugën e mërgimit ).  Në Maqedoni  sot e disa vite më parë  vlerësohet ai  që shet e blen diploma, madje në vend që këta persona të dalin para drejtësisë,  ata shpërblehen me funksione të larta politike e shtetërore. Kjo po ashtu tregon se nuk ka qasje reale të realizimit të reformave, por bëhet politikë ditore sa për t`i disiplinuar  punonjësit e arsimit, që të jenë votues të dëgjueshëm ashtu siç veprohet edhe në sferat e tjera.  Lidhur me atё se MASH ka lidhur kontratë pёr blerjen e librave shkollore me porcedura tё dyshimta (nё katёr sy) edhe atё me dy firma qё janё tё afёrta me pushtetin nё vlerё prej mbi 5 milion euro, nё prezencё tё kryeministrit, ministri i arsimit u tha mediave se gjithçka ёshtё nё rregull, sepse kёto procedura janё ndjek edhe nga qeveria e kaluar. Absurdi s’do koment. Atёherё pёr çfarё reformash bёn fjalё qeveria e re e LSDM-BDI-sё, kur nё rregull i quan praktikat e qeverisё sё VMRO-së?!..  Në aspektin formal deri tash është kopjuar gjithçka që ka të bëjë me arsimin nga vendet e zhvilluara evropiane, por pa u realizuar përgatitjet e duhura, si në riedukimin e punonjësve të arsimit, ashtu dhe sigurimin e kushteve materiale në shkolla. Planet e reja mësimore të adaptohen me nevojat e tregut të punës dhe jo të njejtat të figurojnë vetëm në letër ose edhe më keq, të përdoren  për të mbajtur nën frikën e ndëshkimit arsimtarët. Pagat e sotme në arsim dhe ngritja prej 5% nuk motivojn arsimtarët që me kënaqësi ta kryejnë detyrën e mësuesit,madje  në ato shkolla profesionale ku organizohen provime për nxënës të çrregullt ministria e arsimit me rregullore të ndryshme siç është : (ПРАВИЛНИК  sqarim rregullorja nuk gjendet në gjuhën shqipe – 30.12.2016)  nënçmon deri në at shkall punën e arsimtarëve sa për nji provim të mbajtur gjatë vitit 2017 ku kandidati paguan 1000 den. arsimtari merr rreth 30 den .

Agjenda e re ndërkombëtare për arsimin kërkon: të garantohet arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe i  barabartë, si dhe të krijohen shanse për të mësuarit gjatë gjithë jetës për këdo .

Sot në shumë vende të Maqedonisë dukshëm dallojnë kushtet mes nxënësve të etnive të ndryshme,derisa gati gjitha shkollat janë pajisur me kompjuter e disa edhe tabela elektronike ,nxënësit shqiptarë në Kumanovë të dy shkollave të mesme me rreth 2000nxënës mësojnë në kushte të mjerueshme: pa kabinete, pa salla sportive e disa nxënës janë vendosur në baraka lëvizëse. Po ashtu po vazhdon diskriminimi edhe te fëmijët për kët vit janë ndarë nga buxheti i politikës sociale rreth 700.000 euro për ndërtim,adaptim dhe paisje të kopshteve për fëmijë por sa janë  paraparë në vendbanimet shqiptare le të tregojnë vetë përfaqësuesit  shqiptarë në qeveri. Po me ligjin për arsimtarët në shkolla fillore e të mesme pse vendoset si obligim që arsimtari ta njohe gjuhën standarde maqedonase dhe gjuhën në të cilën e zhvillon mësimin kur pretendohet që gjuha shqipe të jetë zyrtare.  Këto dhe shumë përgjigje tjera duhet t’i jep qeveria “reformatore”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Keky shtet k rsmim jo cilsore,deri ne kete situate apo gjendje e pruan partit politike me kuadrat jo kualitative dhe diplloma fallco por ushtare partiak,ketu ka venduar dore ke shqiptaret ca vite me radhe DUI i ka damtuare persetepermi shkollimin jo cilsore,kete populle damtuan,e degraduane,per nevojat e veta partike bile nuk mundet te gjejeshe dhe drejtesi per tu punsuare njerz kfalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button