Holandë-Gjermani superpërballja ku X nuk vlen, Maqedonia për formalitetin e rradhës

Holandë-Gjermani, luhet në Johan Cruijff Arena në Amsterdam supersfida e të shtunës në Ligën e Kombeve. Në grupin 1 të Ligës A, portokallinjtë e Ronald Koeman presin në shtëpi pancerat e Joachim Loë në një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar në të cilën spektakli është i garantuar. Barazimi nuk vlen shumë në këtë duel duke patur parasysh faktin që Franca për momentin kryeson e vetme me 4 pikë edhe pse gjelat kanë zhvilluar një ndeshje më shumë, njofton Supersport.al.

Liga e Kombeve është një shans i mirë për tulipanët të cilët kanë munguar në dy kompeticionet e fundit madhore për t’u kualifikuar në Euro 2020. Por pas humbjes minimale me shifrat 2-1 ndaj Francës në shtator holandezëve sot u bën punë vetëm fitorja, ndërkohë Gjermania në krahun tjetër me një fitore do të barazonte në krye të grupit Francën me 4 pikë.

Në orën 20:45 në Supersport do të keni mundësi të ndiqni live edhe një tjetër sfidë shumë interesante. Në Ligën B, Republika e Irlandës pret në shtëpi Danimarkën me danezët që janë dukshëm favoritë. Ishin pikërisht danezët që i hoqën mundësinë Irlandës për t’u kualifikuar në Botërorin rus me eliminimin që i bënë në play-off, ndërkohë që Irlanda është mposhtur keq nga Uellsi në sfidën debutuese në Ligën e Kombeve.

Danimarka i ka zgjidhur tashmë të gjitha problemet që ekzistonin midis federatës së futbollit dhe shoqatës së futbollistëve dhe pas fitores ndaj Uellsit sot do të synojë suksesin e dytë në grup.

Me disa shqiptarë në përbërje ku spikasin Alioski, Hasani e Musliu, Maqedonia pret sot Lihtenshtejnin për formalitetin e rradhës, sfidë që gjithashtu do të vijë live në Supersport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button