Nënpresidenti i SHBA-së, Pens Zaevit: Keni përkrahjen time në këtë moment të rëndësishëm

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Majk Pens nëpërmjet një letre të dërguar deri te kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka shprehu përkrahjen për siç thotë ai, momentin e rëndësishëm në të cilin gjendet Maqedonia, transmeton Portalb.mk.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndajnë me juve përkushtimin për siguri dhe stabilitet më të madh në rajon. Jini të bindur në përkrahjen time të vazhdueshme në këtë moment të rëndësishëm të shtetit tuaj”, ka thënë Pens.

Siç thuhet më tej në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, Pens ka theksuar se në periudhën që vijon pret që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve të thellohen më shumë.

Kjo deklaratë e nënpresidentit amerikan, Majk Pens vjen dy ditë para leximit të parë të ndryshimeve kushtetuese, që do të jetë në rend dite të seancës së 61-të të Kuvendit të Maqedonisë, e caktuar për të hënën në ora 11:00. Ndryshimet kushtetuese vijnë me propozim të Qeverisë së Maqedonisë dhe parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Që të kalojë leximi i parë, duhet vota “për” e 80 deputetëve, që jozyrtarisht thuhet se është siguruar.

Nga ana tjetër, edhe shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni, Klemens Koja ka deklaruar se deputetët kanë përgjegjësi që ta vendosin interesin e shtetit para gjithçkaje.

Ndërkaq kryeministri Zaev sot ka deklaruar Kuvendi është shtëpia ku do të përcaktohet ardhmëria e Maqedonisë, deputetët ta përkrahin ardhmërinë në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE) dhe të anashkalojnë të gjitha kërcënimet dhe frikësimet.

http://portalb.mk/563066-seanca-plenare-do-te-realizohet-marreveshja-e-prespes-ose-maqedonia-shkon-ne-zgjedhje-foto/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button