Erik David: E drejta e vetëpërcaktimit nuk është e zbatueshme në kontestin e emrin

Në bisedën me MIA-n, njëri nga  profesorët belg më të shquar për të drejtën ndërkombëtare nga Universiteti i  Lirë i Brukselit (ULB), Erik David, pranoi të japë  mendim të jashtëm ekspert për përmbajtjen e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.

David është i specializuar  në të drejtën e konflikteve të armatosura, ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha e të drejtës ndërkombëtare, ka qenë konsultues  për qeverinë belge, për Kombet e Bashkuara, për Këshillin e Evropës, anëtar i shumë komisioneve ndërkombëtare relevante dhe ka qenë aktiv si ekspert për “Tribunalin Rasel” për Palestinën.

Profesori, i cili në nivel personal konsideron se “kërkesat greke janë të tepruara” nuk sheh kurrfarë kërcënimi  për popullin e Maqedonisë nga kjo Marrëveshje dhe aspak nuk pajtohet  me akuzat  se me të është prishur  e drejta e vetëpërcaktimit të popullit të Maqedonisë, sepse në rastin me emrin  nuk është zbatuar ky koncept sqaron ai.

Në kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk bëhet fjalë për çështje territoriale, as për kontekst kolonial ose parakolonial.

“Problemi i Maqedonisë është kontest për emër, nuk është problem i pavarësisë, Greqia asnjëherë nuk e ka administruar Maqedoninë Veriore, ashtu që kërkesat e Greqisë në lidhje me emrin nuk kanë prezantuar  në asnjë rast shkelje të së drejtës së vetëpërcaktimit të popullit të Maqedonisë”, thotë Erik David për MIA-n.

Ai pranoi se ky kontest, megjithatë është unik dhe është precedent në të drejtën ndërkombëtare sepse mbrojtja e emrave ekziston  vetëm në rajonin komercial, por jo edhe në kulturë.

“Kërkesat e të dyja palëve duken mjaft legjitime. Legjitime është ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ta kërkojë mbajtjen e emrit e cila veçmë e ka pasur gjatë kohës së Jugosllavisë, nuk ka më legjitimitet. Por Greqia gjithashtu e ka legjitimitetin e saj. Nuk them legalisht, përsëris, nuk ka rregulla specifike për ndarjen e denominacioneve nga karakteri kulturor. Nuk ka as nga aspekti toponim, vetëm për faqe të internetit.

Kjo, siç thotë ai, është me të vërtetë rast specifik i konfliktit të kulturave.

David paralajmëron se, edhe pse ai personalisht i konsideron kërkesat greke si të tepruara, Greqia mundet një ditë para instancave  relevante gjyqësore të kërkojë mbrojtje të emrit Maqedonia.

Për në fund rreth spekulimeve se Rusia mund ta bllokojë në ndonjë mënyrë Marrëveshjen e emrit me Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, profesori përkujton se për atë duhet të ketë konsensus nga të gjitha anëtaret e këtij trupi.

“Për atë duhet Këshilli i Sigurisë të miratojë rezolutë me të cilën  dënohet marrëveshja e lidhur,  që mund të më befasojë shumë. Mendoj me të vërtetë nuk do të kishte kurrfarë kuptimi.  Kjo nuk është çështje e cila e rrezikon  stabilitetin botëror, që është kompetencë kryesore e KB-së. Për fat të mirë Greqia dhe Maqedonia nuk përgatiten për përdorimin e forcës që ta zgjidhin problemin,  ashtu që nuk shoh se çka mund të ketë për të thënë KS për marrëveshjen mes dy shteteve.  E drejta ndërkombëtare themelohet  mbi marrëveshjet mes palëve nëse të dy shtetet pajtohen, nuk ka kurrfarë kuptimi KS ta ndërmarrë rastin”, sqaron Erik David

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button