Holandë-Gjermani, rikthehet rivaliteti historik pas 6 vitesh

Një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin ndërkombëtar europian do të kthehet mbrëmjen e së premtes në Amsterdam pas pothuajse gjashtë vitesh. Holanda, në fakt, do të presë në shtëpi Gjermaninë në një ndeshje të vlefshme për javën e tretë të Nations League. Të dy këto përfaqësuese bëjnë pjesë në Grupin 1 të Ligës A, që kryesohet nga Franca kampione e botës, shkruan Telesport.

Pavarësisht talenteve të shumta në dispozicion, Holanda (e 11-a në renditjen e UEFA-s) nuk ka arritur të kualifikohet për fazën finale të Kupës së Botës dhe pavarësisht se ecuria e tyre në miqësoret e fundit ka qenë e mirë (4 fitore, 2 barazime, 1 humbje), ata janë mposhtur në takimin e fundit zyrtar që kanë luajtur, edhe pse kjo humbje ka ardhur kundër Francës në javën e parë të Nations League shtatorin e kaluar.

Gjermania (vendi i katërt në renditjen e UEFA-s), nga ana tjetër, e ka nisur aventurën në Nations League pas një eksperience zhgënjyese në Kupën e Botës, duke e nisur me një barazim pa gola ndaj Francës në javën e parë. Duke përfshirë edhe miqësoret, Gjermania nuk humbet ndaj përfaqësueses “Oranje” që nga viti 2002 (2 fitore, 4 barazime) dhe kryeson në përballjet totale me 15 fitore kundrjet 10 të holandezëve, ndërsa 15 takime janë mbyllur në barazim.

Një nga pikat më të forta të ekipit të Loë në ndeshjen e barazuar kundër Francës ka qenë portieri Manuel Neuer, i cili pritet të vihet në provë edhe në këtë takim. Një nga ata që mund ta bëjë këtë është Memphis Depay, i cili ka shënuar dy gola muajin e kaluar në miqësoren e fituar 2-1 kundër Perusë.

Statistika
– Në nëntë nga njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit direkte të dy skuadrat kanë arritur të shënojnë, me tetë nga ato 11 takime që kanë sjellë mbi 2.5 gola.

– Holandezët kanë pësuar gol në katër ndeshjet e tyre të fundit, por kanë shënuar në 10 nga 11 të fundit.

– Gjermania ka pësuar të paktën një gol në nëntë nga 10 ndeshjet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button