PSG-Crvena Zvezda përfundon nën hetim

Autoritetet franceze mësohet të kenë nisur hetimet për ndeshjen PSG-Crvena Zvezda të fituar 6-1 nga vendasit 3 tetorin e kaluar. Një takim ky që ka qenë i vlefshëm për javën e dytë të Champions League, njofton Telesport.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja “L’Equipe”, që ka shkruar se autoritetet franceze janë vënë në lëvizje pas një informacioni të marrë nga UEFA.

Në fakt, një nga figurat më të rëndësishme të klubit serb mësohet se ka provuar të vendosë një bast prej miliona eurosh për humbjen me pesë gola diferencë të skuadrës.

Neymar realizoi një tregolësh për parisienët në takimin e luajtur në “Parkun e Princave”, teksa Edinson Cavani, Di Maria dhe Kylian Mbappe realizuan të tjerët. Goli i vetëm i Crvena është shënuar nga Marko Marin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button