Zhdukja e gazetarit, biznesi “largohet” nga Arabia Saudite

Një numër i madh biznesesh me profil të lartë dhe grupe mediatike janë tërhequr nga një samit i rëndësishëm në Arabinë Saudite si një reagim për zhdukjen dhe frikën e një vrasjeje shtetërore të gazetarit Jamal Khashoggi, transmeton Top Channel.

 Samiti “Future Investment Initiative” hap siparin më 23 tetor, ku do të marrin pjesë njerëz të rëndësishëm të botës së biznesit përfshirë drejtuesin e Uber, Dara Khosrowshahi, i cili ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim nëse qeveria saudite nuk del me një shpjegim bindës për zhdukjen e gazetarit të Washington Post.

Gjithashtu edhe drejtuesi i konglomeratit mediatik Viacom Inc, Bob Bakish, dhe multimilioneri Steve Case, një nga themeluesit e AOL, gjithashtu kanë deklaruar se nuk do të shkojnë Riyadh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button