Qytetarët e Tetovës ankohen se rrugët dytësore nuk pastrohen sa duhet, për autoritetet gjendja është e kënaqshme

Qytetarët e Tetovës thonë se rrugët dytësore të qytetit nuk lahen dhe fshihen në nivel të duhur, ndërkaq autoritetet lokale thonë se rrugët mirëmbahen çdo ditë dhe gjendja e tyre është e kënaqshme.
Qytetarët kanë mundësi që të paraqesin problemin e tyre në lidhje me papastërtinë e rrugëve, në numrin fiks 044 331 167, por dhe në numrin e telefonit falas – 0800 808 10, shkruan Portalb.mk.

Qytetarët e kontaktuar nga Portalb.mk, thonë se rrugët dytësore të qytetit janë të papastra për shkak të mirëmbajtjes së dobët nga ana e autoriteteve dhe fajit të qytetarëve që hedhin mbeturina në çdo skaj të qytetit.

“Nuk mund të them se janë të pastra rrugët kemi mbeturina, përgjegjësi ka komuna, por edhe qytetarët pasi janë shumë të pa përgjegjshëm, shoh duke hedhur mbeturina, por edhe nëse duash ta hedhësh nuk ke mundësi se s’ke asnjë kosh për mbeturina“, thotë qytetari nga Tetova, Venhar Iseni për Portalb.mk.

Nga ana tjetër, qytetari Abedin Selmani thotë se kanë vështirësi që të kontaktojnë me autoritetet, kur duhet që të kërkojnë pastrimin e apo larjen e rrugëve të caktuara.

“Pastërtia e rrugëve nuk është në nivelin që duhet të jetë, ndonjëherë  ka rrugë që duhet të lahen dhe pastrohen dhe nuk mund të kontaktojmë ne Ndërmarrjen Publike dhe kjo ndodhë sidomos në vikend”, thotë Selmani.

Portalb.mk, ka biseduar me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) Tetovë, Xhelal Ceka, i cili tha se rrugët pastrohen çdo ditë dhe se pastërtia e rrugëve është e kënaqshme, por apelon te qytetarët që të kenë kujdes për të mos hedhur mbeturina.

“Rrugët në qytetin e Tetovës pastrohen çdo ditë edhe atë, gjatë ndërrimit të tretë janë të angazhuar 12 të punësuar që bëjnë fshirjen e rrugëve kryesore të qytetit dhe bulevardeve, ndërsa gjatë bëjnë mirëmbajtjen e parqeve. Larja e rrugëve bëhet gjatë orëve të natës, ku janë të angazhuara dy cisterna, mendoj se pastërtia e rrugëve është e kënaqshme, por ne gjithmonë apelojmë te qytetarët që të mos hedhin as cigare dhe as mbeturina në rrugë“, thotë Ceka për Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button