Misovski apel deputetëve të VMRO-DPMNE-së: Votoni ndryshimet kushtetuese

Deputeti i LSDM-së, sot i ka ftuar kolegët nga opozitarja VMRO-DPMNE që të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të hyjë në fuqi Marrëveshja me Greqinë dhe do të hapet rruga euro-atlantike e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Të nderuar deputetë të VMRO-DPMNE-së, nëpërmjet diplomacisë kuvendore bashkë i kemi mbrojtur interesat e Republikës së Maqedonisë, ishim bashkë edhe në Uashington, Bruksel, Paris dhe në Londër dhe gjithkund e promovuam qëndrimin se Maqedonia meriton dhe duhet të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së. Për shumë çështje kemi pasur qëndrime të ndryshme, ashpër kemi diskutuar. Por, për rrugën euro-atlantike gjithmonë kemi qenë në një qëndrim. Mu për këtë arsye i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit që të marrin përgjegjësi për ardhmërinë e shtetit. Dërgoj apel deri te deputetë te VMRO-DPMNE-së ta respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe bashkë ta sigurojmë ardhmërinë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thotë Miskovski.

Sipas tij, me votimin e ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia nuk humb asgjë, por përkundrazi, e siguron stabilitetin dhe sigurinë e saj.

“Si deputetë gjendemi përpara vendimit serioz, i cili do ta definojë ardhmërinë e shtetit tonë, ardhmërinë e qytetarëve, të gjeneratave të ardhshme. Kemi obligim historik që ta ndjekim zërin dhe dëshirën e shumicës së qytetarëve dhe t’i realizojë interesat strategjike të Maqedonisë për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO. Propozimi i Qeverisë për hapjen e kushtetutës, si hap nga Marrëveshja e Prespës, është publike përpara qytetarëve, përpara deputetëve, përpara opinionit. Me ndryshimet kushtetuese nuk humbet asgjë, përkundrazi, sigurohet ardhmëria në BE dhe NATO me përforcim të identitetit, i cili përfundimisht bëhet i pranueshëm nga tërë bota. Vendimi ynë që të votojmë për ndryshimet kushtetuese e konfirmon dhe e forcon kontinuitetin historik të shtetësisë së Maqedonisë. Sigurohet garanci i integritetit territorial”, shtoi Miskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button