Rasti i “Titanik 3” filloi prej fillimit, seanca e re do të mbahet me 18 tetor

Procesi gjyqësor i “Titanik 3” filloi prej fillimit për shkak ndryshimit të përbërjes gjyqësore. Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe mbrojtja i kanë konfirmuar fjalët hyrëse. Pas hetimit të të akuzuarve Ejup Alimi dhe Ismet Guri se nuk ndjejnë faj, procesi vazhdoi me dëshminë materiale. Në seancë është dëgjuar një dëshmitar i cili tha se ditën e zgjedhjeve në Çair nuk ka pasur parregullsi. Prokurorja Fatime Fetai në Gjykatë dha dokument në të cilin, sipas saj, shihet se ka pasur përmirësime në regjistrim nga vendvotimi.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi bashkë me Ismet Gurin, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ka qenë sekretar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Komunën e Çairit, akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Sipas akuzës, Alimi dhe Guri kanë përmirësuar rezultatet nga votimi në zgjedhje.

Akuzën e plotë të rastit mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button