Spaskovski: Kërkohet amnisti për ish udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi, në emisionin e mbrëmshëm në “Click Plus” tha se arsyeja kryesore që referendumi ka pasur dalje të ulët është bojkotimi i VMRO-DPMNE-së. Ai tha se nuk është në rregull të bojkotohet di[ka për të cilën nuk ka propozime që e njëjta të zgjidhet në mënyrë tjetër, njofton Portalb.mk.

I pyetur nëse ndonjë nga deputetët ka paraqitur kërcënim rreth miratimit të propozimit të Qeverisë për ndryshime kushtetuese, ai thotë se asnjë deputet nuk ka paraqitur kurrfarë shkelje të ligjit. Por, thotë se ka paraqitje nga personat udhëheqës të partisë opozitare, dhe anëtarë nga e njëjta.

Ministri Spasovksi gjithashtu tha se është duke u kërkuar amnisti për personat që kanë qenë udhëheqës të VMRO-DPMNE-së. I pyetur nëse kërkohet amnisti vetëm për strukturat udhëheqëse ose edhe për deputetët e akuzuar në ngjarjet e 27 prillit ai thotë:

“A mendoni se edhe për strukturat më të ulëta do të kërkojnë amnisti? Normalisht që vetëm për ish udhëheqësinë, për personat të cilët janë në interes të tyre që t’i rregullojnë punët”, tha Spasovksi.

Ashtu si[ deklaroi Spasovski, rreth 40 persona në MPB kanë punuar me diploma të falsifikuara. Ai ka potencuar se këto persona kanë marrë edhe funksione të rëndësishme në MPB, por pas zbulimit janë përjashtuar nga puna dhe për të njëjtët është dorëzuar padi penale. Gjithashtu, padi penale kanë marrë edhe fakultetet të cilat i kanë dhënë diplomat.

Maqedonia para zgjedhjeve të parakohshme, VMRO-ja vazhdon me kërkesën për amnistim të “bandës” së Gruevskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button