Skandali në futbollin belg, hetohen 22 persona për trukimet

Prokurorët belgë thanë të enjten se 22 persona janë nën hetim, përfshirë edhe një arbitër kryesor, pasi një skandal mashtrimesh dhe trukimin e rezultateve të ndeshjeve përfshiu futbollin e vendit, transmeton Top Channel. 

Gjykatësi i çështjes gjithashtu ka lëshuar dy mandate arresti ndërkombëtar ndaj të dyshuarve që ndodhen jashtë shtetit, njoftoi një zëdhënese e prokurorisë federale belge.

Një ditë më parë u arrestua në pranga trajneri i skuadrës së Bryzh.

Të inkriminuar në këtë skandal janë disa nga klubet e Superligës belge përkatësisht e njohur si Jupiler Pro League. Policia belge ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e klubeve të dyshuara.

Mes tyre jo pak, por pikërisht klubet e renditura në kreun e klasifikimit si Genk, Anderlecht, Club Brugge dhe Standart Liege.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button