Kosova bëhet anëtare asocicuese në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Republika e Kosovës, ka ndryshuar statusin në Organizatën Botërore të Frankofonisë, nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar, transmeton REL.

Ndryshimi i statusit të Kosovës është miratuar nga krerët e shteteve dhe shefat e Qeverive të shteteve anëtare në Samitin e nivelit më të lartë në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan.

Kërksën për ndryshim të statusit të Kosovës e ka bërë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Kosova ka kërkuar ndërrimin e statusit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë – kërkesë që përkon me vullnetin politik, e sidomos vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të nxitur edhe më shumë nismat frankofone në vend. Ju falenderoj për mbështetjen, që i këni dhënë kërkesës tonë për ndërrim të statusit në ONF, me shpresën që kjo frymë mikpritëse dhe bashkëpunuese do na ndjekë edhe gjatë shqyrtimit të kërkesës sonë për ndërrim të statusit në Samitin e Kryetarëve të Qeverive”, ka thënë Pacolli.

Përveç ministrit Pacollit, në këtë Samit nga Kosova është duke marr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kosova është pranuar si anëtare vëzhgues në këtë Organizatë në vitin 2014.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është themeluar në vitin 1970, ndërsa ajo përbëhet prej 84 shteteve dhe Qeverive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button