Deputetja e VMRO-së, Rangellova: Një parti e izoluar, është parti pa ardhmëri

Pas rënies së Nikolla Gruevskit, është evidente që partia VMRO-DPMNE-ja, që për 11 vjet e udhëhoqi Maqedoninë, është ndarë në shumë tabore, dhe se qëndrimet e anëtarëve të partisë u ndanë për atë se kush do ta trashëgojë Gruevskin, dhe në çfarë drejtimi duhet të lëviz partia, tash si opozitë, transmeton Portalb.mk.

“Një parti e izoluar, është parti pa ardhmëri”, ka thënë ndër të tjerash deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova në intervistën për “Birn Maqedoni”.

Sipas deputetes Rangellova, kjo ndarje u bë e dukshme edhe më shumë në periudhën e fundit, kur shumë anëtarë të partisë u larguan publikisht, ndërkaq në shumë të tjerë ekziston pakënaqësi nga mënyra se si lideri i ri, Hirstijan Mickoski është duke e udhëhequr partinë.

“Gjendja aktuale në parti flet për tone disonance në kontekst të përkushtimit ndaj partisë në të ardhmen, të cilat sillen nga pozita djathtiste radikale, në pozita djathtiste qendrore, por shpresoj dhe besoj se për një kohë të shkurtër, gjendja do të kristalizohet, veçanërisht nëse merret parasysh se partia jonë në fokus ka integrimin euroatlantik, dhe kjo çështje është absorbuar tashmë e një kohë të gjatë, dhe as që besoj për ndonjë opsion tjetër”, tha Rangellova.

Deputetja Rangellova ka theksuar se për momentin e brengosin porositë që arrijnë në adresë të saj për çdo ditë, kurse ato janë porosi qartë dhe pa hamendje nga Partia Popullore Evropiane, sepse qëndrimet tona duhet të bashkohen me rrugën evropiane, e jo të veçohen.

Opozitarja VMRO-DPMNE, ka përpiluar edhe propozim-statut të partisë, që sipas Rangellovës ka një sërë mangësi.

“Pres që edhe për anët ‘e mira’ dhe anët ‘e këqija’ të statutit të vendoset në kuadër të organeve dhe trupave partiak”, tha Rangellova, transmeton Portalb.mk.

Sipas saj propozim-statuti i VMRO-DPMNE-së ka mangësi edhe në aspekt të përkushtimit të grave në trupat partiak, por ashtu edhe në përfaqësimin adekuat të tyre në parti, duke potencuar se ajo nuk pranon “thirrje deklarative për përfshirje të grave në trupa partiak,,.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button