Kryeministri Zaev për aktakuzën ndaj Osmanit: Askush nuk është fajtor, nëse ajo nuk thuhet me aktgjykim

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke folur për aktakuzën ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, tash zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka deklaruar se askush nuk është fajtor, përderisa ajo nuk thuhet me aktgjykim, dhe se aktakuzat e reja të Prokurorisë Speciale Publike nuk duhet të shihen si trysni ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.mk.

“Qëndrimi im gjithmonë ka qenë i njëjti, dhe vazhdon të jetë i njëjtë. Askush nuk është fajtor, derisa ajo nuk thuhet në aktgjykim. Ky është vetëm hetim. Do të doja t’i dija detajet, do ta ndjek me vëmendje procesin dhe në kohë do të ndërmarr aktivitete nëse diçka është e lidhur me dinjitetin e Qeverisë”, tha Zaev.

Se aktakuzat e reja të PSP-së a janë duke ushtruar trysni ndaj deputetëve të partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, për të votuar “për” ndryshimet kushtetuese të cilat tashmë janë në procedurë kuvendore, kryeministri Zaev tha se ajo mund të trajtohet edhe kështu, sepse Maqedonia gjendet në një periudhë specifike.

“Maqedonia është një periudhë specifike, dhe tërë kjo çfarë po ndodh mund të interpretohet edhe kështu, edhe ashtu. E di se sistemi duhet të funksionojë paralelisht. Nuk jam i informuar për detajet. Lexova në media se ajo po ndodh, nuk shoh asnjë lidhje me atë që ndodh në Kuvend, për këtë debati është transparent, publik, dhe ashtu do të sillen vendimet gjithandej”, tha Zaev.

LEXO: ASH-ja kërkoi nga kryeministri Zaev, që të shkarkohet zëvendëskryeministri Osmani 

Nga ana tjetër, partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar nga kryeministri Zaev që ta shkarkojë zëvendëskryeministrin Osmani, për siç thonë ata, që procesi të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim.

LEXO: Deklarohet Bujar Osmani pas hapjes së hetimit për keqpërdorime nga Prokuroria Speciale
LEXO: Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim të ri, dyshohet për keqpërdorime Bujar Osmani kur ishte Ministër i Shëndetësisë
LEXO: Këto janë gjashtë rastet e reja që i hapi Prokuroria Speciale Publike

Zaevi për 80 deputetët: Kërcënimet janë arsye që deri në fund nuk e shprehin qëndrimin e tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button