Deklarohet Bujar Osmani pas hapjes së hetimit për keqpërdorime nga Prokuroria Speciale

Pas hapjes së hetimeve të sotme nga ana e Prokurorisë Speciale Publike në lidhje me keqpërdorime të dytës zyrtare, nëpërmjet një komunikate për media reagoi zëvendëskryeministri i tanishëm për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili thotë se është befasuar pasi ka dëfjuar emrin e tij, transmeton Portalb.mk.

“Informacioni rreth hapjes së hetimeve nga ana e PS-së, edhe pse më parë si spekulim e kisha dëgjuar dhe lexuar nëpër mediume,  ishte befasi për mua e veçanërisht potencimi i emrit tim në kontekst të keqpërdorimeve eventuale. Në karierën time dhe në përgjithësi në karierën time profesionale si ministër i Shëndetësisë më herët por edhe tash si zëvendëskryeministër udhëheqës i Sekretariatit për Çështje Evropiane, gjithmonë kam punuar sipas ligjeve dhe në interes të të gjithë qytetarëve te Republikës së Maqedonisë dhe duke u bazuar  në të njejtin parim dua të përcjell disa mesazhe:

Hetimin e  inicuar e konsideroj si normal, korrekt dhe obligim profesional i Prokurorisë dhe në atë drejtim jam në dispozicion të Prokurorisë Speciale Publike si dhe në cilin do organ tjetër të drejtësisë në vend, për bashkëpunim në interes të identifikimit të gjendjes faktike në tërësi. Dua të theksoj se nuk kam asgjë për të feshur, përkundrazi pres një hetim më të shpejtë dhe më efikas me qëllim të vetëm të zbardhet e vërteta – se as që kam ndikuar dhe as që kam mundur të ndikoj e aq më pak nuk kam mundur të jem i njoftuar me keqpërdorime eventuale, sigurisht nëse egziston një gjë e tillë”, thuhet në komunikatën e Bujar Osmanit dërguar në media.

Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim të ri, dyshohet për keqpërdorime Bujar Osmani kur ishte Ministër i Shëndetësisë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button