Rasti i ri “Stacionet bazë” nga PSP, dyshohet ish-drejtor kryesor ekzekutiv në T- Mobile, Zharko Llukovski

Me urdhër për realizim të procedurës hetimore në rastin “Stacionet bazë“, që e hapi sonte Prokuroria Speciale e Maqedonisë, është përfshirë një person për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale – Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, sipas nenit 353, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 4 dhe 1 të Kodit penal.

Sipas provave, gjatë vitit 2011 i dyshuari Zharko Llukovski, aso kohe ish-drejtor kryesor ekzekutiv në T- Mobile Maqedoni SH.A, duke e shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet të SHN Beton SHA Shkup, i ka alokuar përfitim në pronë prej 3.522.400 euro. Njëherësh aksionarëve të T-Moblie Maqedoni, mes të cilëve edhe shtetit i ka shkaktuar dëm në lartësi me të ardhurat e të drejtës së dividendit të parealizuar, transmeton MIA.

Megjithatë, së shpejti SHN Beton e ka informuar kompaninë T-Mobile Maqedoni se shërbimi i kërkuar mund të kryhet, me çka më 15 gusht deri në SHN Beton ka dorëzuar ofertë përfundimtare prej 9.800 euro për objekt, si dhe 2.500 euro për kompletimin e dokumenteve për stacionet e tjera bazë.

Ritheksojmë se bëhet fjalë për shumë sipas stacioneve bazë që është tre herë më e lartë se ajo që e njëjta punë ka mundur të kryhet nga ana e ekipit profesionist të T-Mobile Maqedoni.

Nga provat del se më 27 dhjetor të të njëjtit vit, i dyshuari Zharko Llukovski në emër të T-Mobile Maqedoni, ka nënshkruar marrëveshje me përfaqësues të SHN Beton për vërtetimin e statusit juridik të stacioneve bazë dhe regjistrimit të tyre në librat publik për patundshmëri, për çmimin e përmendur për 9.800 euro për objekt, pa TVSH, përfshirë edhe 518 objekte komunikimi me çka dokumentacioni vetëm teknikisht është dorëzuar në SHN Beton, pasi i njëjtë është përgatitur në T-Mobile Maqedoni.

Gjegjësisht, SHN Beton i ka ngelur për detyrë që këtë dokument të përgatitur vetëm fizikisht ta dorëzojë në Arkivin e Ministrisë për Transport dhe Lidhje.

Në këtë mënyrë, SHN Beton është pajisur me përfitim pronësor prej mbi 3,5 milionë euro, derisa aksionarët mes të cilëve edhe shteti, janë dëmtuar në të ardhura nga dividendi i parealizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button