Familja e Jane Çentos ofron 530 mijë euro që të mbrohet në liri

Më 18 tetor, në Gjykatën e Apelit në Shkup do të bahet diskutim publik për ankesën e të akuzuarit, Jane Çento që t’i shfuqizohet masa e paraburgimit, konfirmuan të afërmit e tij për “Makfax”. Motra e Çentos ka konfirmuar se Gjykatës i kanë ofruar garanci prej 530 mijë euro që vëllai i saj të mbrohet në liri, njofton Portalb.mk.

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore paraprakisht e ka refuzuar kërkesën për shfuqizim të paraburgimit të Jane Çentos, kryetarit të Shoqatës Patriotike Maqedonase “Pere Toshev”. Seanca e Gjykatës së Apelit, do të mbahet me kërkesë të Çentos.Avokatja e tij, Valentina Todorovska, tha se ende nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrje në seancë.

Çento është njëri nga 33 të akuzuarit për rrezikim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese , bashkë me Mitko Çavkovin, pesë deputetë nga Kuvendi, organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, zyrtarë policor etj. Në seancën e 16 tetorit, duhet që të dëshmojë dëshmitari i rrezikuar, si një ndër 36 dëshmitarët që i ka propozuar, Prokuroria.

Gjykata Themelore ua ka refuzuar garancitë deputetëve Kërsto Mukoski dhe Luben Arnaudov, që të mbrohen në liri, kështu që edhe ata kanë mundësi që vendimin ta ankimojnë përpara Gjykatës së Apelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button