Në kolaps

Që në start të qeverisjes së këtij pushteti hetohej tentim serioz i tij për suprimimin e parimeve thelemore demokratike. Pushteti folte për së tepërmi zëshëm, kurse mediumet dhe intelektualët për së tepërmi heshtnin. Si duket kishtë ndodhë ndonjë konvertim i fjalës së lire me paranë. Përmes një populizmi të paparë, pushteti pat lansuar frymën e ,,rilindjes në 100 hapa,,. Ai kishtë depërtuar në çdo obor, në çdo shtëpi, në çdo zemër e në çdo shpresë. Madje kishte depërtuar edhe në krevatet bashkëshortore. U krijua bindja se kjo që është duke ndodhë është një fat që shumë rallë mund të ndodhë. Vetëm një here në një mijë vite. Kurse në fakt fjala ishte për një imitacion qesharak të ,,Revolucionit Kuturor Kinez,, të Maozedunit i bazuar në slogane – ,,le të çelin 100 lule,, ,,le të ndërtohen qinda shkolla,, ,,le të ndërtohen qinda hidrocentrale,, ,,le të mjellen dhjetra mijë fidanë,, ,,le të instalohen qinda mijë kompjutorë,, dhe shumë slogane tjera të ëmbëla për veshe e të idhura për realitete. Të idhura, pasi lulet shumë shpejtë u paten vyshkur, shkollat u paten shndërrua në shtalla, hidrocentralet i kishte marrë uji, fidanet u shndërruan në shkopinjë, kurse kompjutorët mbaruan në deponi.

E gjithë ra në ujë dhe tani sikur njerëzit kanë filluar të kuptojnë se gjithë kohën kishin qenë ushqyer me lugë të zbrazur. Na kaploi varfëri rekorde nga e cila këto gjashtë vite rreth 50 mijë qytetarë përhershëm kanë lëshurar vendin. Për gjashtë vite është duplifikua borxhi i jashtëm, kurse është katërfishua ai i brendshëm. Kurse asnjë projekt serioz mbi tokë. A në nëntokë ka shumçka. Projekti ,,Shkupi 2014,, do të mbetet symbol i turpit historik. Ky projekt kishtë për qëllim që njerëzit t’i çoj në qiell që të mos vërejnë ate që ndodhë në tokë e nëntokë. Me 300 miliardë evro sa ka kushtuar ky projekt, po të destinoheshin ata para në investime produktive, do të hapeshin mbi tridhjetë mijë vende të reja pune direkte dhe po aq indirekte. Do të shpëtonin shumë njerëz nga varfëria, kurse paratë sërisht do të këtheheshin që të riinvestohen. Për vetëm njëqind milion evro do të mund të ndërtohej spital më modern rajonal me gjithë paisjet moderne me çka do të kurseseshin shumë para dhe jeta.

Por, pushteti edhe në këso havarie ka disponuar me logjistik mediale e cila vazhdimisht synon ferrin ta na e tregon sikur të jetë parajsa. Ata gjithë kohën oforojë rrena të gëzueshme duke fshehur të vërtetat e idhura. Ma këmëngulje dëshirojnë të na bindin se ëngjëlli i bardhë aspak s’është më i mirë se djalli i zi. A çka mund tjetër të presim nga një pushtet që të vetmin talen ka katastofën dhe fatkeqësinë, ka suspendimin e së drejtës, rrënimin e institucioneve, shkeljen e dinjitetit njerëzor, marrjen me kriminalitet, mbylljen e mediuve dhe ndasitë në mes njerëzve. Nga një pushtet që udhëhiqet nga udhëhqës të cilët mendojnë se janë drunj me plotë fryte, kurse në esence janë vetëm do drunj të thare e të vetmuar ku çerdhohen shpendë mërshngrënës.

Shkelim në vitin e shtatë të sundimit të këtij pushteti, kurse ai vazhdon të lëviz me ndihmën e mashtrimeve dhe manipulimeve. Mashtrimi më i madhë ishte emri i cili gjashtë vite mbuloi dubiozet e pushtetit. Emri e vuri masën në gjumë dhe maskoi papërgjegjësnë, paaftësinë dhe kriminalitetin. Edhepse UE dhe NATO ishin të vetëdishme për dëmet çka mund t’i shkaktoj një populizëm i tillë, ata vazhduan dobësitë e këtij pushteti t;i shiqojnë ndërmjet gishtrinjve. E inkurajonin për dinamizimin e reformave, për progresin e bërë, për lëvizjen në drejtim të vërtetë, duke besuar se pushteti do ta zgjidhë emrin e pastaj fare lehtë do ta fusin në binarë.

Por, pushteti vazhdojë të mbjellë populizëm të boshdisur të cilin tani e korrim me plotë dëshprim. Në emër të të kaluarës së rejshme na u asgjasua ardhmëria e vërtetë. Zjarri me emrin ishtë në rrugë që të shuhet por erërat e fuqishme antike ate e tërbuan edhe më shumë. Historia është përplotë me udhëheqës me moral të vogël e me ambicie të mëdha, kurse ky është një brum vrasës për miliona shpirta. Duhej kohë që të kuptojmë se nga lavdia gjer te tragjedia mungon vetëm një qime e hollë flokësh. Tani bashkësia ndërkombëtare ndërron qëndrimin.

Pozicionet e Maqedonisë lidhur me eurointegrimin dukshëm janë keqësuar. Tani na mbetet paqartësi për proceset e ardhshme.. Me këso politike Maqedonisë më nuk do të mund t’i jetë në ndihmë as Putini. Qysh para një vite File pat deklaruara se madje sikur edhe ta zgjidhim emrin, me këso dekadence nuk do të fitonim bisedimet, madje do të humbnim edhe rekomandimin.

Tani pushtetit i digjet nën këmbë. Ekonomia në kolaps, standardi fundoset, demokracia mbytet. Ajo tani lyp shpëtim te lustracioni si shpërlarje e moralit, kurse vet moralin e pushtetit nuk e lanë as Vardari. Ligji i ri u pat bërë ashtu që nga lustracioni të ik edhe Luciferi. Do të lustrojnë e ndriçojnë edhe ata që në vete nuk kanë asnjë mikro-foton dritë. Por, njerëzit tani e kanë të qartë se mëkatet e kodoshëve janë vetëm një pike ujë në oqean – aq sa janë mëkatet e pushtetit. Ata e kanë kuptuar se më pakthyeshëm janë humbur kohët e projektet gjigante. Ata tani i morrën vendet fqinje. Kur duheshtë të flitet hapur shumë vet mendonin se është heret për të folur kurse në fakt kishte qenë vonë për të hestur. Tani kuptojmë se sa shumë na kushtoi zëri i padrejtësisë dhe heshtja e drejtësisë. Pushteti bëhet gjithnjë e më nevoz pasi s’ka rezultate. Agjenda evroatlantike është në huti, investimet në mjegulla, ekonomia në krizë, rrogat në ngecje, marrëdhëniet ndëretnike në ashpërsim…

Por, edhe për këto realitete gjithë të tjerët janë fajtorë pasi qeveria  duhet të mbetet e pastër. Testimi afrohet. Nuk meritojnë ata që gjithë kohën na devalvojnë. Nuk meritojnë ata që dështimet komunale me viktima i shapllin festa komnale. Nëse sërisht pengohemi në të njëjtin gurr, atëherë meritojmë që ta thejmë këmbën e kokën. Ai i cili të keqes nuk i kundërvëhet bashkëpunon me te. Por, duhet pasur parasysh se shanset më mirë shifen kur kalojnë se sa kur vijnë.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button