Visar Ganiu dhe Kreshnik Bekteshi nënshkruan kontratë për rregullimin e vitrinave të objekteve afariste në Çarshinë e Vjetër

Sot në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë, kryetari i Komunës së Çairit,  Visar Ganiu bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nënshkruan Kontratë për realizimin e projektit të rregullimit të vitrinave të objekteve afariste në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me vlerë prej 11.330.000,00 denarëve.

Lëndë e kësaj kontrate, siç thuhet në njoftim për media, është: ndarja e subvencioneve për rregullimin e vitrinave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në pajtueshmëri me Programin për zhvillim të turizmit për vitin 2018 (“Gazeta zyrtare e RM” nr.170/18), pika 10, respektivisht rregullimi i vitrinave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në pajtueshmëri me dokumentacionin teknik për konzervimin, sanimin dhe adaptimin e vitrinave dhe mbishkrimeve të objekteve afariste në Çarshinë e Shkupit, me qëllim revitalizimin e saj. Afati për realizimin e këtij projekti është një vit.

Ky projekt i përbashkët, thonë nga Komuna, ka për qëllim ruajten e autenticitetit infrastrukturor të Çarshisë së Vjetër që duhet gjithmonë të reflektojë lashtësinë e vlerave kulturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button