Maqedonia po përgatitet për pasojat nga “Brexit”

Ministrat në seancë shqyrtuan dhe miratuan informacionin për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë në raport me pasojat nga “Brexit” me fokus të raporteve tregtare dhe ekonomike, në nivel bilateral dhe multilateral dhe në nivel të Bashkimit Evropian, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë përcaktoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë për koordinator të të gjithë aspekteve lidhur me procesin “Brexit”. Gjithashtu, do të formohet edhe trupi ndërsektorial me përfaqësues nga disa ministri, detyra e të cilëve do të jetë të përcillet procesi “Brexit”, informojnë nga Qeveria.

Ndryshe, kryeministrja britanike Theresa May, në maj të vitit të kaluar, ka nënshkruar letrën për t’ia dërguar presidentit të BE-së, Donald Tusk, për ta informuar se Mbretëria e Bashkuar kërkon zbatimin e Nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, që është forma zyrtare e largimit nga blloku i 28 vendeve anëtare të BE-së, pasi që nëntë muaj përpara, 52% e qytetarëve të Britanisë votuan “për” largim nga BE, ndaj 48% që dëshironin që Britania e Madhe të vazhdonte të jetë pjesë e Unionit.

Zyrtarisht, Britania e Madhe pritet që të dalë nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button