Qeveria e Maqedonisë do t’u ndajë mjete për dy shtëpi studentore

Qeveria e Maqedonisë dje ka miratuar vendim për ndarjen e mjeteve për Shtëpinë e Studentëve “Pellagonija” si dhe Shtëpinë Shtetërore të Studentëve “Shkup”, njofton Portalb.mk.

“Shtëpia Shtetërore e Studentëve “Pellagonija” do të marrë 7.204.603,00 denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për ecurinë e punës, përkatësisht harxhimet vijuese për energjinë elektrike të harxhuar, harxhimet për ngrohje, për ujin e harxhuar dhe higjienën komunale, të cilat nuk kanë mund të parashihen dhe planifikohen në buxhetin e Shtëpisë së Studentëve “Pellagonija”- Shkup. Po për këtë qëllim, gjithsej 79.593.133, 00 denarë nga buxheti i shtetit do të marrë edhe Shtëpia e studentëve “Shkupi”- Shkup”, thonë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button