Merkeli i ka dërguar letër Zaevit: Kuvendi duhet të vendos për ndryshimet kushtetuese

Qeveria e Gjermanisë ka publikuar një letër të kancelares, Angela Merkel, e cila ia ka dërguar kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev më 5 tetor, njofton Portalb.mk. Në të Merkel, premton mbështetje të mëtutjeshme për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, njofton Portalb.mk.

Kancelarja gjermane, Merkel, vlerëson se shumica e qytetarëve, gjegjësisht mbi 90% të atyre që kanë votuar në referendum, janë deklaruar për mbështetjen e Marrëveshjes me Greqinë, për zgjidhjen e kontestit të emrit. Në letrën e adresuar deri te kryeministri Zaev, Merkel thotë se detyrë e Parlamentit është që ta zbatojë marrëveshjen deri në fund.

“Marrëveshja hapë mundësi për marrëveshjen historike dhe i përforcon marrëdhëniet ndërfqinjësore. Pastaj, largohet nga rruga një pengesë e rëndësishme për afrimin e vendit tuaj drejt BE-së dhe NAT-s. Tani është e rëndësishme që të ndërmerren hapat e ardhshëm kritik për implementimin e Marrëveshjes për Emrin, me atë që Parlamenti do të vendos për ndryshimet e patjetërsueshme kushtetuese”, thotë Merkel në letër.

Në fund ajo porosit se gëzohet që edhe më tej “do të punojë në realizimin e këtij qëllimi” bashkë me kryeministrin e Maqedonisë.

Kancelarja gjermane në shtator të këtij viti e ka vizituar Maqedoninë dhe atëherë ka porositur se vendi është përpara vendimit historik. Merkel atëherë i thirri qytetarët që të dalin të votojnë në referendum, dhe me atë ta caktojnë ardhmërinë e shtetit. Vizita e Merkelit, ishte vizitë e parë e një kancelari gjerman në Maqedoni, pas vizitës së shkurtër të Gerhard Shreder në vitin 1999.

Deputetët e partisë së Angela Merkelit: VMRO-DPMNE-ja të mos bllokojë, Maqedonia mund të izolohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button