Google do të mbyllë shërbimin Google Plus

Kompania amerikane e internetit Google njoftoi se do të mbyllë për përdoruesit individualë shërbimin e rrjetit social Google Plus i cili në muajin mars për shkak të dobësisë së sigurisë shkaktoi vjedhjen e të dhënave të përdoruesve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga kompania vihet në dukje se shërbimi i rrjetit social Google Plus për përdoruesit individualë do të mbyllet për shkak të dobësisë së sigurisë “bug” që shkaktoi vjedhjen të dhënave të përdoruesve në mars 2018.

Ndërkohë bëhet e ditur se normat e regjistrimit dhe shfrytëzimit të aplikacionit janë ende shumë të ulëta.

Në këtë kuadër aplikacioni i rrjetit tani e pas kësaj do të jetë i hapur për përdorim institucional dhe do të përditësohet dhe përmirësohet në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, kompania për të përmirësuar sigurinë e të dhënave njoftoi se do të sjellë kufizime të reja të qasjes në aplikacionin e e-mailit Gmail dhe sistemin operativ Android.

Në aplikacionin e-mail në Gmail, theksohet se do t’u jepet akses përdorues vetëm aplikacioneve që përmirësojnë funksionalitetin e mesazheve.

Ndërsa për Android thuhet se tashmë nuk do të sigurohet qasje në të dhënat e kontaktit në ndërfaqen e programimit të aplikacioneve (API), si dhe qasje në informacionet e lejeve të mesazheve, kontakteve dhe informacionet e ndërveprimit të përdorura nga zhvilluesit e aplikacioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button