Rexhepi: Gazsjellësi nëpër Vodno do të ndërtohet, po priten lejet e nevojshme

A do të vazhdojë ndërtimi i trasesë gazsjellësit nëpër Vodno apo do të ndërpritet për shkak të riorganizimit të thesarit të shtetit me ç’rast do të ketë shkurtime në një pjesë të konsiderueshme të fondeve të dedikuara për projektet infrastrukturore, siç është gazifikimi?

Sipas Resurseve energjetike të Maqedonisë (REM), kompania e cila e ka realizuar projektin e gazifikimit dhe e cila është duke e ndërtuar edhe trasenë e seksionit 5 të gazsjellësit, Shkup – Tetovë – Gostivar punimet për ndërtimin e pjesëve të tjera të trasesë janë duke u zhvilluar pa probleme, shkruan Portalb.mk.

“Presim që të përfundojë procedura në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve lidhur me lejen për trasenë e modifikuar nëpër Vodno dhe kur të marrim atë, punimet për ndërtimin e gazsjellësit në atë segment duhet të vazhdojnë “, thotë drejtori i REM, Bajram Rexhepi.

Sipas tij, ndërtimi i këtij segmenti të gazsjellësit nuk do të preket nga rebalanci i buxhetit sepse paratë për këtë projekt janë siguruar prej kohësh.

Dje, Ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski tha se, pavarësisht optimizmit se ndërtimi i ujësjellësit do të zhbllokohet dhe se paratë do të përdoren deri në fund të vitit, kjo nuk do të ndodhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button