Serbi, 34 të vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor

Në Serbi nga ethet e Nilit Perëndimor, deri më sot kanë vdekur 35 persona ndërsa virusi ka prekur gjithsej 369 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shifrat e të vdekurve janë konfirmuar nga Instituti për Shëndet Publik “Dr Milan Jovanoviq Batut”, i cili bën të ditur se numri më i madh i të prekurve nga ethet është regjistruar në territorin e qytetit të Beogradit, gjithsej 186, ndonëse sëmundja është përhapur në një pjesë të madhe të vendit.

Në vendet e Bashkimit Evropian deri më 4 tetor janë regjistruar 1.317 raste të personave të prekur nga kjo sëmundje, dhe atë: në Itali 495, Greqi 283, Hungari 197, Rumani 256, Kroaci 45, Francë 16, Austri 15, Bullgari 6, Slloveni tre dhe në Republikën Çeke 1.

Në përiudhën e njëjtë kohore në vendet e BE-së janë regjistruar disa raste të vdekjeve që lidhen me ethet e Nilit Perëndimor dhe atë në Itali (36), Rumani (36), Greqi (34) dhe nga një në Rumani, Hungari dhe Bullgari.

Krahas kësaj, një vdekje u regjistrua edhe në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button