Këto perime janë shumë më të shëndetshme kur janë të ziera

Duhet konsumuar perime të ndryshme të cilat i përgatisim në mënyra të ndryshme, ndërkaq disa janë më të shëndetshme të hahen të ziera sesa të freskëta.

Rregull i pashkruar është që perimet e ziera kanë më pak përbërës ushqyes kur janë të ziera, mirëpo nuk është përherë kështu.

Disa perime është e domosdoshme të përpunohen në mënyrë termike nëse do të dëshironim të përftonim përbërës më të shëndetshëm.

Ka perime në të cilat përbërësit më të shëndetshëm gjenden në shtresat e forta të frytit të cilat patjetër duhet t’i ziejmë, në mënyrë që ato të lirohen dhe të jenë të ngrënshme, transmeton Telegrafi.

Këto pesë lloje perimesh patjetër zieni para se t’i hani.

Karota

Zierja e garrotës aktivizon karotenoidet e veta,të cilat janë të shkëlqyeshme kundër kancerit. Zierja shton dobishmërinë e tyre për 14 për qind, mirëpo assesi mos i fërgoni sepse ashtu zvogëloni praninë e këtyre përbërësve të dobishëm për 13 për qind.

Kërpudhat

Një filxhan kërpudha të ziera ka dyfish më shumë kalium të domosdoshëm për ndërtim të muskujve, niacin i cili është i shkëlqyeshëm për zemër, zink i cili rrit imunitetin, magnez i cili forcon eshtrat më shumë se një filxhan kërpudhash të freskëta. Zieni në zjarr të mesëm, ndërkaq ato vetë lirojnë mjaft ujë, prandaj kushtoni kujdes që të mos i zieni tepër.

Spinaqi

Kjo perime e gjelbër është e pasur me përbërës ushqyes, mirëpo shumë më tepër kalcium dhe hekur absorbojmë nga spinaqi i zier. Këta përbërës lirohen kur spinaqi u ekspozohet temperaturave të larta. Zieni spinaqin shkurt në ujë ngrohtë valë dhe pastaj qiteni në ujë të ftohtë.

Shpargulli

Studimi ka treguar që kur e zieni këtë artikull shtoni nivelin e gjashtë përbërësve ushqyes. Me zierje shtohet sasia e antioksidantëve të cilët janë të domosdoshëm në luftën kundër kancerit. Fundoseni të tërën në ujë të vluar dhe nxirreni nga uji kur të marrin ngjyrë gjelbër të shkëlqyeshme. Shtoni pak lëng limoni dhe vaj ulliri.

Domatja

Qoftë kur e piqni, fërgoni apo e zieni, temperaturat e larta ngrenë nivelin e likopenit, i cili gjendet në domate dhe zvogëlon rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ngrohja e domates 30 minuta në 190 gradë shton nivelin e absorbimit të likopenit për 35 për qind. Edhe pse zvogëlohet sasia e vitaminës C, sasia e antioksidantëve të cilët luftojnë kundër sëmundjeve të ndryshme shtohet për 62 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button