Rruga është e gjatë deri në ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë (INFOGRAFIK)

Ndryshimi i Kushtetutës me amendamente kushtetuese nuk është procedurë e lehtë dhe e thjeshtë. Propozuesit të ndryshimeve, në këtë rast Qeverisë, dy herë i duhet shumicë prej dy të tretave. Njëherë kur të hapet dhe njëherë kur të mbyllet Kushtetuta, procedura e cila zgjatë disa muaj, njofton Portalb.mk.

Sipas Kushtetutës, vendimin për hapjen e Kushtetutës e miraton Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Draftin për ndryshimet e Kushtetutës e konstaton Kuvendi me shumicë të votave prej numri të përgjithshëm dhe e vendosin në diskutim publik. Vendim për ndryshim të Kushtetutës sjellë Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Ndryshimin e Kushtetutës e shpall Kuvendi.

Rregullorja e kuvendit është më konkret dhe në 10 nene detalisht e shpjegon procedurën dhe hapat të cilat duhet të kalohen që të bëhen ndryshimet kushtetuese:

  • Propozim për hapjen e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, mund të dorëzojë presidenti i Republikës, Qeveria, së paku 30 deputetë ose 150.000 qytetarë.
  • Propozimin për hapjen e Kushtetutës, kryetari i Kuvendit e dorëzon deri te deputetët dhe presidenti i Republikës dhe deri te Qeveria, kur ata nuk janë dorëzues të propozimit.
  • Pas propozimit për hapjen e Kushtetutës, në seancë të Kuvendit bëhet shqyrtim në tërësi, i cili mund të zgjatë më së shumti 10 ditë pune.
  • Vendimin për hapje të Kushtetutës, Kuvendi e miraton me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
  • Pas miratimit të vendimit për hapjen me qëllim të ndryshimeve, Kuvendi me përfundim konstaton afat në të cilin dorëzuesi i propozimit për hapjen drejt ndryshimeve të Kushtetutës përgatit tekst të draftit të amendamenteve të Kushtetutës.
  • Teksti i draftit të amendamenteve të Kushtetutës me sqarim, propozuesi e dorëzon deri te kryetari i Kuvendit, i cili e dorëzon deri te deputetët, presidenti dhe Qeveria, kur nuk janë propozues, më së voni 30 ditë përpara mbajtjes së seancës së Kuvendit.
  • Shqyrtimi në Kuvend bëhet sipas tekstit të draftit të çdo amendamenti veç e veç dhe mund të shtohen mendime dhe propozime. Shqyrtimi mund të zgjatë më së shumti tre ditë pune sipas tekstit të draftit të çdo amendamenti veç e veç.
  • Shqyrtimi në Komisionin për Çështje Kushtetuese dhe në Komisionin Juridiko-Ligjvënës mund të zgjatë më së shumti tre ditë pune, sipas tekstit të draftit të çdo amendamenti veç e veç.
  • Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve (61), e konstaton draftin e çdo amendamenti të Kushtetutës ndaras, gjegjësisht veç e veç.
  • Draftin e amendamenteve, Kuvendi e vendos në diskutim publik.
  • Kuvendi cakton afat për zbatimin e diskutimit publik, mënyrën e publikimit të draftit të amendamenteve dhe afat në të cilin propozuesi si bartës i diskutimit deri në Kuvend dorëzon raport për rezultatet nga diskutimi publik dhe tekst të propozimit të amendamenteve të Kushtetutës.
  • Për tekstin e propozimit të amendamenteve të Kushtetutës, propozuesi, çdo deputetet, grup punues dhe Qeveria kur nuk është propozues, mund të dorëzojë amendamente më së voni 8 ditë përpara seancës së Kuvendit në të cilën do të miratohen amendamentet e Kushtetutës.
  • Komisioni për Çështje Kushtetuese dhe Juridiko-Ligjvënës për tekstin e propozimit të çdo amendamenti të Kushtetutës bëjnë shqyrtim të përgjithshëm dhe shqyrtim të tekstit, i cili mund të zgjatë më së shumti tre ditë pune.
  • Pas tekstit të propozimit të çdo amendament të Kushtetutës bëhet shqyrtim i përgjithshëm dhe shqyrtim sipas tekstit i cili mund të zgjatë tre ditë pune.
  • Kuvendi deklarohet veç e veç për çdo amendament të tekstit të propozimit të amendamenteve të Kushtetutës, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
  • Amendamentet për ndryshim të Kushtetutës miratohen me shumicë prej dy të drejtave nga numri i përgjithshëm i deputetëve (80 deputetë).

http://portalb.mk/562146-nese-pushteti-siguron-shumice-procedura-per-ndryshimet-kushtetuese-do-te-zgjate-mbi-100-dite/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button