Trump i kërkoi falje gjykatësit Kavanaugh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i kërkoi falje gjykatësit të ri të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh, për, siç tha, “fushatën e gënjeshtrave” gjatë seancave të konfirmimit.

Trump iu referua debatit të ashpër lidhur me emërimin e Kavanaugh, pas akuzave për sulm seksual që u bënë kundër tij, transmeton REL.

Kavanaugh tha se nuk është i hidhëruar pavarësisht konfirmimit “të diskutueshëm”.

Ai i mohoi akuzat e ngritura nga disa gra.

Gjykatësi u konfirmua nga Senati të shtunën, me 50 vota për dhe 48 kundër.

Konfirmimi i tij shihet si fitore e madhe për Trumpin, i cili arriti të zhvendosë balancën e Gjykatës Supreme në favor të konservatorëve.

Një nga gratë që e akuzoi gjykatësin, Christine Blasey Ford, tha se Kavanaugh e ka sulmuar atë seksualisht në vitin 1982.

Ajo dëshmoi para Komitetit të Senatit për Drejtësi dhe Trump, fillimisht, e cilësoi si “dëshmitare bindëse”, por më pas e vuri në dyshim besueshmërinë e saj dhe u tall me të.

“Në emër të kombit tonë, dua t’i kërkoj falje Brettit dhe gjithë familjes Kavanaugh për dhimbjen dhe vuajtjet e tmerrshme që keni qenë të detyruar t’i duroni”, tha Trump duke folur nga Shtëpia e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button