Vonohet Ligji për Vodno, UNDP do të asistojë me ekspertizë

UNDP – Agjencia për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara – do të merr pjesë me ekspertizën e vet në përpilimin e ligjit për mbrojtjen e pyllit-park Vodno, me çka duhet të rrumbullakohet mbrojtja e kësaj zone me rëndësi vitale për qytetin e Shkupit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ata, gjithashtu me iniciativë të tyre, do të marrin pjesë në përgatitjen e ligjit për mbrojtjen e rajonit të Matkës.

“Angazhimi i UNDP-së është në suazat e projektit “Përmirësim të menaxhimit me zonat e mbrojtura” që ka për qëllim të përmirësojë mbrojtjen e natyrës dhe të promovojë shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore”, thotë Metodija Sazdov, menaxher i projektit në zyrën e UNDP-së në njësinë për energji, mjedis jetësor dhe menaxhim të rreziqeve prej katastrofave natyrore.

Projekti për Qytetin e Shkupit ka të bëjë me përmirësimin e menaxhimit me zonat e mbrojtura Matka dhe Vodno si dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore. Duke pasur parasysh rëndësinë dhe lëndueshmëria e zonave të mbrojtura Matka dhe Vodno për Qytetin e Shkupit, UNDP ka iniciuar miratimin e Ligjit për shpallje të Matkës si monument i natyrës. Në aspekt të asaj se çfarë regjimi dhe shkallë e mbrojtjes parashihet të fitojnë Vodno dhe Matka, sipas Sazdov, UNDP nuk do të vendos cila kategori e mbrojtjes do të përzgjidhet dhe cilët do të jenë kufijtë e zonës së mbrojtur, por kjo duhet të rezultojë prej studimeve. Për këtë arsye, Ligji për Vodnon, i paralajmëruar nga Qeveria qysh nga fundi i gushtit, ndërsa i premtuar nga kryetari i Shkupit Petre Shilegov, nuk do të mund të hartohet në afatin e paraparë, që ka skaduar qysh muajin e kaluar.

Dhe derisa për Matkën tashmë ekziston propozim-ligj i gatshëm, që duhet të përpunohet, për Vodnon procedura do të zgjatë më tepër.

“Revizioni dhe përgatitja e Studimit për valorizim të Matkës dhe Vodnos si zonë e mbrojtur, nuk do të përfundojë për një muaj por brenda një afati racional gjatë të cilit do të mund të bëhet monitorim i habitateve të florës dhe faunës në Matkë dhe Vodno. Studimi për valorizim parasheh plotësim të inventarit të habitateve natyrore me rëndësi nacionale dhe për BE-në, përpunim të hartave për vendndodhjen e habitateve, përcaktim të kufijve të propozuar të zonave të mbrojtjes, analizë socio-ekonomike, si dhe analizë të projekteve të planifikuara dhe harmonizim të kufijve të pyllit-park Vodno me dokumentacion të planit. Përveç kësaj UNDP do ta mbështet vet procesin e miratimit të Ligjit për Vodnon dhe do ta përkrah themelimin e një trupi për menaxhim të zonës së mbrojtur”, thotë Sazdov.

Miratimi i Ligjit për mbrojtjen e Vodnos ishte një prej masave të propozuara nga Qeveria pasi u ngrit pluhur rreth ndërtimit të gazsjellësit nëpër malin e Vodnos, ndërsa shoqatat ekologjike organizuan mur të gjallë për t’i ndaluar makinerinë e investuesit të projektit – Resurset energjetike të Maqedonisë (REM). Megjithëse përkohësisht është i ndërprerë, ky projekt kontrovers, tashmë ka marrë dritë jeshile nga kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov dhe është pothuaj e sigurt se, pasi formalisht do të lëshohen licencat e nevojshme, makineria do të vazhdojnë me ndërtimin e trasesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button