“Identifikohet” i dyshuari i dytë për helmimin e Skripalëve

Ueb-faqja hulumtuese Bellingcat e identifikoi të dyshuarin e dytë për sulmin me agjent nervor në Sallsbëri të Anglisë si mjek ushtarak, i punësuar nga Agjencia e Inteligjencës Ushtarake të Rusisë – GRU.

Muajin e kaluar, prokurorët britanikë kanë akuzuar dy rusë: Ruslan Boshirov dhe Aleksandr Petrov, për përpjekje për të vrarë ish-agjentin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia, me agjentin nervor Novichok, në muajin mars, transmeton REL.

Prokurorët kanë thënë se, në atë kohë, të dy ata kanë qenë oficerë të fshehtë të GRU-së.

Ruslan Boshirov (majtas) dhe Aleksandr Petrov
Ruslan Boshirov (majtas) dhe Aleksandr Petrov

Rusia e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në sulmin kundër Skripalëve.

“Aleksandr Petrov në të vërtetë është dr Aleksandr Yevgenyevich Mishkin, mjek ushtarak, i punësuar nga GRU”, tha Bellingcat.

Më 26 shtator, Bellingcat, një ueb-faqe britanike që mbulon çështje të inteligjencës, e ka identifikuar të dyshuarin tjetër, Boshirov, si Anatoli Chepiga, kolonel i GRU-së.

Në reagim ndaj raportit më të fundit të Bellingçatit, policia britanike tha se nuk do të komentojë mbi spekulimet lidhur me identitetet e vërteta të atyre që akuzohen për helmimin e Skripalëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button