Luan Rama: Shqipëria ‘njolla e zezë’ e vjedhjes së votës

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka shpjeguar qëllimin e platformës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila u prezantua ditën e sotme.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Rama tha se kjo platformë do t’i japë mundësi qytetarëve që t’u njihet vota demokratike, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu Luan Rama nënvizoi faktin se në Parlament ka pasur dhe ka politikanë me producentë penale, ndërsa shtoi se Shqipëria vijon të jetë njolla e zezë në Europë ku vidhen zgjedhjet.

“Platforma që kemi prezantuar sot për të çliruar zgjedhjet nga krimi, nuk mund të ezaurojë të gjithë problematikën që kanë shfaqur zgjedhjet që në 91. Ne ofrojmë një mundësi jo thjesht diskutimi, dialogu, për të qenë në kohezion me shqetësimin e qytetarëve, por edhe mundësi për të tërhequr vëmendjen me atë që ka të bëjë me kriminalizimin e zgjedhjeve. Me zgjedhje që realizohen nën autoritetin e krimit, prej nga ku burojnë lidhjet e krimit me politikën. Nuk ka sens, arsye që ta perceptojë se si ndodh që në 2018 qe Shqipëria të jetë i vendi vend në Europë me zgjedhje të kontestuar, me zgjedhje të blera. Situata është përkeqësuar më tej. Jemi dëshmitarë të gjithë që në parlament ka pasur dhe ka njerëz me precedent kriminal. Për të cilët askush nuk mban përgjegjësi.

Përsa kohë qeverisja buron nga vota, duke buruar nga një votë e vjedhjes, produkti ky do të jetë. Për të vendosur një standard, nuk ka rendesi se kush është maxhoranca në pushtet, por qytetari duhet të zgjedhë. Që të zgjedhë, duhet të ketë votim demokratik. Duhet të ketë zgjedhje të ndershme, korrekte. Shqipëria nuk duhet të tregohet me gisht si ‘njolla e zezë’ e vjedhjeve të zgjedhjeve. Ne se kemi bojkotuar reformën zgjedhore, por jemi shprehur për një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Ne kemi bërë publike platformën dhe nuk është e përjashtuar maxhoranca, por është e mirëpritur me kontribute konkrete. Ajo nuk ka monopolin e reformës zgjedhore dhe s’mund ta trajtojë çështjen e saj siç trajton koncesionet apo ku di unë se çfarë. Reforma zgjedhore ka të bëjë me interesat jetësore në këtë vend”, tha Luan Rama.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button