U arrestua një polic për shitje të drogës, tjetri suspendohet se e ka ndihmuar

Inspektorati Policor i Kosovës, ka arrestuar një zyrtar policor si të dyshuar  për veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Pas verifikimit të këtyre informacioneve nga hetuesit e IPK-së të njëjtit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Pas një hetimi disa mujor dhe aplikimit të masave të fshehta me autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, më 07.10.2018, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës së kanë arrestuar një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e IPK-së, përcjell Klan Kosova.

Arrestimi i zyrtarit policor B.J (punonjës i stacionit policor në Ferizaj)është bërë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

“Gjatë kontrollit të detajuar, tek i dyshuari janë gjetur një sasi prej mbi 500 gram e substancës që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit kokainë.
Zyrtarit policor të arrestuar me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

“Po ashtu me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës është suspenduar edhe një zyrtar policor –  punonjës në Stacionin Policor Kufitar Vërmicë lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, sepse i njëjti nuk e kishte regjistruar në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës  tani të arrestuarin gjatë hyrjes së tij në Republikën e Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button